Rrihet dhe grabitet kambisti në mes të Tiranës

Një kambist është rrahur ditën e sotme në mes të Tiranës nga dy të panjohur.

Siç shihet edhe nga fotoja, biznesmeni është dhunuar rëndë, ku ka pasur edhe hemorragji në fytyrë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit, vetëm 100 metra larg komisariatit nr3, në rrugën Mine Peza.

Dy autorët kanë qenë të veshur me maska, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me motor.

Situatën e ka denoncuar ish-kryeministri, Sali Berisha në rrjetin social ‘Facebook’./real-news.tv

Lër një koment