fbpx

Rrihet keq 16-vjeçarja nga burri i saj, e mitura përfundon në spital, ja gjendja e saj shëndetësore

perdhunim-1.jpg

Një 16 vjeçare është dhunuar nga burri i saj dhe për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

Një femër e mitur nga Vitia, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, e njëjta është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër  kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303