Rriten bursat amerikane pas rënies drastike

stocks.jpg

Tregjet amerikane të bursave kanë parë një rritje të ndjeshme, Dow Jones me gati 5% dhe Nasdaq, i përqendruar tek teknologjia, me rreth 6%.

Tregjet amerikane të aksioneve arritën të rimëkëmben mrekullisht pas atij që po përshkruhej si dhjetori më i zi për to prej 87 vjetësh.

Orët e para të së enjtes, Nikkei i Japonisë shkoi në 4%, rritje me 1,5% patën edhe tregjet e aksioneve në Australi e Singapor. Të hënën, Dow-Jonesi kishte rënë me gati tre pikë përqindjeje ndërsa Nasdaq me rreth dy përqind. Bursën amerikane e kërcënonte në këtë mënyrë sërish dhjetori më i zi që prej vitit 1931, në kohët e krizës së atëhershme ekonomike.

Shkak i kësaj situate u bë bllokimi i pjesshëm i punës të autoriteteve qeveritare të SHBA për shkak të mosmarrëveshjeve për murin kufitar me Meksikën.

Investitorët druhen se një ngërç i tillë mund ta dobësojë ekonominë amerikane. Vetë Trumpi ndërkohë sulmoi ashpër Bankën Qendrore të pavarur të vendit.

“I vetmi problem, që ka ekonomia jonë, është Rezerva Federale”, shkroi ai dy ditë më parë në Twitter.

Gjithashtu, Trump është raportuar të ketë pyetur këshilltarët e tij nëse ai mund të pushojë nga puna kreun e Rezervës Federale./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303