Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Greqi, janë identifikuar 23, 340 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka arritur në 1, 703, 396, prej të cilëve 49, 8% janë meshkuj.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 106 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22 197 viktima që i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 673 persona.
Advertisement