fbpx

Rriten kërkesat e britanikëve për shtetësi gjermane

37563163_303.jpg

Përveç shumë të tjerave, Brexit duket se i ka bërë njerëzit të mendojnë seriozisht për të kërkuar shtetësinë në vendin ku jetojnë, sipas të dhënave të publikuara sot nga agjencia gjermane e statistikave.

Sipas të dhënave nga “Destatis”, në vitin 2017 numri i britanikëve që jetojnë në gjermani dhe që kërkojnë shtetësinë gjermane u rrit me 162%, në krahasim me vitin 2016, viti kur referendumi i Brexit përfundoi.

Ka pasur një rritja nga 2 865 aplikime në 7 493.

Si anëtarë të BE-së, britanikët mund të udhëtojnë pa pasaportë në të gjitha vendet e Unionit.

Por, kjo mund të ndryshojë në varësi nga mënyra se si do të bëhet ndarja mes Britanisë së Madhe dhe BE-së./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303