Rriten rastet e reja me COVID, në 24 orët e fundit në Shqipëri

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID. Nga 3024 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitiv 317 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 persona, konkretisht 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.Janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317

Të shëruar në 24 orë 529

Të shtruar në spitale 247

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3024

Testime totale 580,615

Raste pozitive 127,509

Raste të shëruara 96,129

Raste Aktive 29,083

Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20608

Fier 2541

Durrës 1205

Gjirokastër 1205

Shkodër 1021

Vlorë 707

Korçë 719

Kukës 344

Dibër 338

Elbasan 254

Lezhë 102

Berat 39

scroll to top