fbpx

Rriten rastet e të infektuarve në Kavajë, preken punonjësit, mbyllet urgjent ky Institucion…

Vijojnë të rriten rastet e të infektuarve nga COVID-19 në Kavajë. Mësohet se gjatë 24-orëve të fundit 6 persona kanë rezultuar pozitiv, ku 5 prej tyre janë punonjës të bashkisë, në zyrat e shpërndarjes së ndihmës ekonomike.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Bashkia është mbyllur dhe po dezinfektohen të gjitha ambientet e saj, ndërsa të gjithë punonjësit janë karantinuar.

Ndërkohë i infektuari i 6 është dërguar në spitalin e Infektivit në gjendje të rëndë.