fbpx

Rriten rastet me COVID në Berat, mbërrin te Infektivi një 45-vjeçare dhe një i burgosur…

Dy raste me COVID-19 janë paraqitur pak më parë te Spitali Infektiv. Konkretisht bëhet fjalë për një 45-vjeçare nga Berati e cila kishte 2 ditë e shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku është transportuar në drejt Spitalit Infektiv në Tiranë në gjendje të rëndë, si dhe për një të burgosur, i cili sapo ishte kthyer në qeli.

Natën e parë të rikthimit në ambientet e burgut të Beratit ai ka shfaqur shenja këputje dhe ka pasur temperaturë. Pasi janë njoftuar për rastin, mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, kanë kryer tamponin e të burgosurit që ka rezultuar pozitiv.