fbpx

Rriten rastet me COVID në Fier, të infektuar mjekja dhe infermierja e spitalit të fëmijëve

mjek.jpg

Vijojnë të rriten rastet me COVID në Fier. Bëhet me dije se një ditë më parë dolën pozitiv me COVID një mjeke dhe një infermiere në spitalin pediatrik në Fier si dhe një mjeke familje dhe infermierja në qendrën shëndetësore Zhupan.

Pozitiv pas kryerjes së tamponit ka dalë edhe një farmaciste e burgut të Fierit, ndërsa duhet theksuar se përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe të tjerë të infektuar në radhët e stafit të këtij institucioni.

Listës së gjatë të të infektuarve në Fier i janë shtuar edhe mësues dhe edukatore, ndërsa në të shumtën e rasteve pensionistët rezultojnë më shumë të prekur. Aktualisht në Fier nuk rezultojnë çerdhe, kopshte apo shkolla të mbyllura dhe mësimi vijon normalisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303