fbpx

Rriten rastet ne Greqi, humbin jetën 84 qytetarë

corona-5-thumb-large.jpg

Greqia po kalon një gjendje jo të mirë përsa i përket situatës së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1388 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 84 persona.“Përhapja e virusit është akoma e madhe në komunitet”, tha pasditen e sotme profesoresha, Vana Papaevangelou. Ajo bëri të ditur se numri i pacientëve të intubuar tani është 549, një shifër kjo tejet problematike për vetë faktin e kapaciteteve spitalore. Megjithastë, mjekja tha se ka një tendencë në rënie të shifrave.“Masat funksionojnë. Stabilizimi është i qartë. Rastet e javës së 2-të dhe të 3-të tregojnë një tendencë në rënie”, deklaroi Papaevangelou

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303