fbpx

Rriten tensionet, sabotohen çisternat me naftë të Arabisë Saudite

ships.jpg

Katër anije tregtare kanë qenë objekt i një “sulmi” nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të dielën, tha ministria e punëve të jashtme të vendit.

Incidenti thuhet se ndodhi pranë portit të Fujairah, vetëm jashtë ngushticës së Hormuzit, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Arabia Saudite konfirmoi se dy çisterna nafte të vendit të saj pësuan “dëme të konsiderueshme”.  Katër anije të tjera janë të vendeve të ndryshme.

Irani ka bërë thirrje për një hetim të plotë të ngjarjes.

Tensionet janë të larta në rajonin, përmes të cilit kalon rreth një e pesta e naftës që konsumohet në nivel global.

Muajin e kaluar, Irani kërcënoi të “mbyllë” Ngushticën e Hormuzit nëse nuk ishte e lejuar të përdorte rrjedhën ujore pas një vendimi të SH.B.A.-së për t’i dhënë fund përjashtimeve nga sanksionet për importuesit kryesorë iranian të naftës.

Ngjarja e fundit vjen pasi SHBA-ja javën e kaluar paralajmëroi se Irani dhe organizatat kriminale në mbështetje të tij po tentonin të paralizonin trafikun detar në rajon dhe tregun global të naftës.

Për këtë arsye, ushtria amerikane dërgoi një luftanije në Gjirin Persik si edhe dhjetëra aeroplanë gjuajtës-bombardues.

Vetë Teherani i dënoi të dielën sulmet ndaj anijeve saudite, ndërsa një komandant i ushtrisë iraniane komentoi se prezenca amerikane në rajon nuk shihet më si kërcënim por si objektiv i mundshëm sulmi.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur veçanërisht pas vendimit të Amerikës dhe së fundmi edhe Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja anti-bërthamore e vitit 2015.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo bëri një vizitë të paplanifikuar të hënën në Bruksel për të diskutuar Iranin me ministrat e jashtëm evropianë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303