Protestat kanë nisur në të gjithë Iranin pasi qeveria rriti në mënyrë të papritur çmimin e benzinës.
Çmimi i benzinës në Iran u rrit me 50 për qind ditën e premte.
Autoritetet kanë reduktuar në masë subvencionimet për shkak të sanksioneve të vendosura nga SHBA, të cilat mesa duket kanë ndikuar negativisht në ekonominë e Iranit.
Irani përballet me sanksione të ashpra ndaj eksporteve të naftës pasi SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore në 2018.
Në të gjithë Iranin kanë nisur protestat e dhunshme, ndërkohë që protestuesit kanë sulmuar një depo karburanti duke u përpjekur t’i vendosin flakën është dashur ndërhyrja e policisë në mënyrë që të shpërndahen.
Një person është vrarë në protesta dhe shumë të tjerë janë plagosur. Raportuan mediat vendase./real-news.tv/