fbpx

Rritet frikshëm numri i të prekurve nëpër shkolla dhe kopshte, detajet

Serish është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Pogradec. Raportohet se së fundmi janë shtuar 8 raste.

4 prej të infektuarve janë edukatore në kopshtin ‘Persefoni Treni’, në lagjen nr.2.

Sakaq, bëhet me dije se janë infektuar nga Covid-19 gjithashtu katër mësuese në dy në gjimnazin ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe dy në gjimnazin  ‘’Gjergj Pekmezi’’.