fbpx

Rritet frikshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftuan se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 183 qytetarë nga 1769 testime të kryera.

Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 5 persona.

Brenda 24 orëve janë shëruar nga COVID-19 102pacientë.

Në total, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17049 të infektuar, prej të cilëve 14186 janë shëruar dhe 710 kanë ndërruar jetë.