Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga fruthi

fruthi.jpg

Është rritur numri i të prekurve nga fruthi në Maqedoninë e Veriut, ku shumica prej tyre janë fëmijë, por edhe shumë mjekë ne spitale

Mjekët dhe punonjësit nga Instituti i Shëndetit Publik i bëjnë thirrje prindërve që mos t`i dërgojnë fëmijët nëpër klinika pa marrë një rekomandim të mjekut.

“Apeloj deri tek të gjithë prindërit që pa ndonjë nevojë të posaçme të mos i sjellin te Klinika e Fëmijëve posaçërisht gjatë periudhës së kujdestarisë. Temperatura e lartë nuk është indikacion për kontroll urgjent në Klinikë. Është e nevojshme të respektohet sistemi, fillimisht të kërkohet udhëzim nga mjeku amë derisa ai vendos se fëmija duhet të dërgohet në Klinikë atëherë fëmija të dërgohet në kontrollë. Kjo është ndër sëmundjet që janë 100% ngjitëse, mjafton që të jeni në të njëjtën hapësirë ku ka qëndruar ndonjë fëmijë me fruth 2 orë më parë që personi të preket nga sëmundja, tha një mjek.

Më shumë se 60% e personelit mjekësor janë të pa vaksinuar apo të vaksinuar vetëm me një dozë, ka dhe raste ku nuk dihet statusi i tyre vaksinal megjithatë një pjesë e caktuar janë të vaksinuar.

Dëri më tani janë vaksinuar plot 19,461 fëmijë në të gjithë Maqedoninë e Veriut. /real-news.tv

scroll to top