Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 107 raste të reja të të infektuarave me COVID-19 në Kosovë.Përgjatë kësaj kohe janë shëruar katër persona, ndërsa raste aktive tani janë 740 gjithsej.Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë është theksuar se gjatë kësaj kohe janë testuar 5 mijë e 561 persona.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Në total numri i rasteve aktive është 740.