Rritet numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit

Janari i këtij viti ka shënuar një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Sipas INSTAT, numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë është rritur me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019

Në total gjatë janarit kanë dalë 531065 shtetas shqiptarë, por në këtë raport INSTAT nuk përcakton se cili ka qenë qëllimi i këtyre vizitave jashtë vendit, të shtetasve shqiptare.

Rritje ka pësuar edhe numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, Shqipërinë e kanë vizituar 249461 shtetas të huaj, çka ka shënuar një rritje me 19% krahasuar me vitin 2019.