Vijojnë të rriten rastet e të infektuarve me COVID në Berat. Bëhet me dije se 14 persona janë prekur me koronavirus.
Të prekurit nga pandemia janë një punonjëse administrate në Burgun e Beratit, një punonjëse fasonerie e moshës 38-vjeçare, dy mësues konkretisht njëri i një shkolle 9-vjeçare në Berat dhe tjetri i një shkolle në fshatin Poshnje në Urën-Vajgurore, ndërsa rastet e tjera mësohet të jenë nga kontaktet e mëparshme.
Pas kësaj, instancat përkatëse kanë nisur me dezinfektimin e ambienteve ku janë konstatuar rastet, kurse të infektuarit janë vetëkarantinuar.

