Rritet numri i të infektuave në Elbasan, 3 raste të reja me koronavirus

koronavirusi-infektivi-urgjenca10-1-600x360.jpg

Vijon të rritet numri I personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Pak pasi është raportuar se janë shëruar nga Covid- 19 pjesëtarët e familjes së parë elbasanase të infektuar nga koronavirusi, tri raste të tjera janë identifikuar pozitivë.

Ndërkohë personat e shëruar që pas ekzaminimeve të radhës rezultuan negativë do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar. Po kështu edhe tre personat që rezultuan pozitivë do karantinohen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303