Rritet numri i të shtruarve, gjendja në spitalet Covid

Screenshot_15-3.png

Fatkeqësisht në vend u shënuar sot një tjetër rekord viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë humbën jetën 16 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 545 raste të reja.

Në orët e fundit vihet re edhe një rritje e numrit të të shtruarve në spitalet Covid.

Sipas ministrisë, aktualisht në 3 spitalet, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë një ditë më parë në spitale ishin të shtruar 463 pacientë.

 

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 545

Të shëruar ne 24 orë 397

Të shtruar në spitale 471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 2.026

 

Testime totale 186.243

Raste pozitive 36.790

Raste të shëruara 18.152

Raste Aktive 17.851

Humbje jete 787

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9145

Fier 1342

Durrës 1320

Korçë 989

Vlorë 890

Shkodër 872

Elbasan 840

Lezhë 741

Berat 566

Gjirokaster 547

Kukës 405

Dibër 194

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303