Rritet numri i të vdekurve nga shembja e shkollës në Nigeri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 41 persona nga rrënojat e shkollës në Nigeri.

Ndërtesa trekatëshe u shemb dje në qytetin Lagos të Nigerisë ndërsa në momentet e shembjes në shkollë po zhvillohej mësim.

Në këtë fatkeqësi humbën jetën 10 nxënës ndërsa ekipet e shpëtimit nxorën 5 të rritur dhe 36 nxënës nga rrënojat.

Të gjithë të shpëtuarit u dërguan në spital me lëndime të ndryshme. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, pasi sipas disa burimeve lokale, në momentin e shembjes së shkollës ka pasur rreth 100 persona./real-news.tv/