fbpx

Rritet numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë, detajet e forta: Humbi jetën një oficer burgu, gruaja vdiq rrugës për në spital

ambulance.jpg

Është rritur numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Rrogozhinë. Raportohet se humbi jetën në vend një oficer burgi i cili po shkonte në punë. Ndërkohë, një grua ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po shkonte për në spital.

Mësohet se 54-vjeçari T.M. ishte oficer burgjesh dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, teksa ka dalë nga rruga me mjetin e tij “Audi” dhe ka kaluar në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe dy persona.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303