fbpx

Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Britani, ja sa vdiqën 24 orët e fundit

Sërish është rritur numri i viktimave nga COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 468 individë.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka shkuar në 34 466 persona.

Sa i përket numrit të të infektuarve, Britania e Madhe në 24 orët e fundit regjistron 3450 njerëz që kanë marrë virusin vdekjeprurës.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 240 161 persona.