fbpx

Rritet sërish numri i të infektuarve, 9 të prekur në Vlorë në 24 orët e fundit

koronavirusi-600x360.jpg

Sërish janë rritur rastet me koronavirus në Vlorë, ku bëhet me dije se janë prekur 9 persona në 24 orët e fundit.

Mësohet se tamponet janë të dy ditëve më parë, por përgjigjet kanë dalë pasditen e djeshme.

Sakaq, bëhet me dije se 9 rastet pozitiv janë kontakt i rasteve të para, që u shfaqën në Vlorë në mesin e kësaj jave.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua numri më i lartë i rasteve të konfirmuara në një ditë që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Pra të infektuar ishin 48 persona, ku 24 në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303