fbpx

Rritja e çmimeve, Berisha merr “frerët” e opozitës: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme në vend, si në ’90!

277BD470-EAD1-4913-A926-6783DE709DBB.jpeg

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se ka marrë në dorë “frerët” e opozitës së vendit duke paralajmëruar protesta në të gjithë vendin për rritjen e çmimeve. Nga “Foltorja” e Elbasanit, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do i “tregojë vendin”.

“Duhet të përgatitet më protestat më të fuqishme në vend, dhe ta dish se nga rruga nuk shqitemi pa të hedh aty ku e meriton, mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, ne duhet të ngrihemi në këmbë si opozitë që t’i tregojmë vendin. Duhet të ngrihemi në këmbë si në ’90,”- tha Berisha.

Nga ana tjetër, ka deklaruar se do të propozojë ndryshime në statutin e PD, ndërsa shtoi se beson që ka gabuar që nuk ka ndërhyrë në parti që në vitin 2017, pasi sipas tij sot do të ishin në pushtet. Po ashtu shtoi se do të kishin çelur edhe negociatat.

Përjashtimi i figurave të rëndësishme të PD, aleatëve por edhe marrëveshja e 17 majit me kryesocialistin Edi Rama, sipas Berishës ishin ato që e kishin kthyer Bashën në një lider të thyer në sytë e tij. Ndërsa sot për herë të parë ka treguar edhe prapaskenat e takimit me kryedemokratin, duke bërë me dije se nuk ishte kursyer ndaj tij.

Ky është takimi i shtatë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tjetri mendohet se do të mbahet në Kukës por nuk ka ende një njoftim zyrtar. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303