Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare/ Shpërthen Vasili: Kjo është KÇK, turp për qeverinë

Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare ka sjellë reagimin e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili.

Vasili shprehet se kompanitë celulare po abuzojnë me qytetarët ndërsa vë në pah heshtjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ky eshte abuzim i turpshem dhe skandaloz me qytetaret. Qeveria qe kujdeset me ‘merak’ qe te mos ju preket asnje lek koncesioneve dhe oligarkeve nuk ben asgje per te mbrojtur qytetaret. Kjo po eshte KÇK, por per kete Edi Rames nuk ja mban te flase. Turp dhe neveri per qeverine qe hesht”, shprehet Vasili.

Reagimi i plotë:

Në një reagim në rrjetet sociale, numri 2 i LSI shkruan:

Kompanite celulare rritje drastike te cmimeve,por Edi Rames s’ja mban te flase!

Kompanite celulare rritin cmimet.

Asnje fjale nga qeveria.

Qytetaret krejtesisht te pambrojtur.

Qeveria nuk ekziston per qytetaret, por vetem per kompanite e celulareve, qe kane rritur me 15- 20% cmimet e paketave dhe kane dyfishuar cmimin e rimbushjes.

Asnje fjale,asnje veprim, asnje qendrim nga qeveria per te mbrojtur dhjetra mijra qytetare, qe perballen te pafuqishem me rritjen drastike te cmimeve, pa asnje shpjegim.

Ky eshte abuzim i turpshem dhe skandaloz me qytetaret.

Qeveria qe kujdeset me “merak” qe te mos ju preket asnje lek koncesioneve dhe oligarkeve nuk ben asgje per te mbrojtur qytetaret.

Kjo po eshte KÇK, por per kete Edi Rames nuk ja mban te flase.

Turp dhe neveri per qeverine qe hesht!