Rritja e çmimeve, pezullohet urdhri i Stomatologëve

foto-2-normand.jpg

Komisioni i Konkurrencës ka pezulluar urdhrin e Stomatologëve rreth rritjes së çmimeve të shërbimeve dentare.

Sipas Komisionit të Konkurrencës, vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës./real-news.tv/

scroll to top