20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës, Greqia paketë mbështetëse për qytetarët, fermerët dhe prodhuesit

spot_img

Pas rritjes së çmimit të energjisë dhe naftës, qeveria greke ka ndërmarrë një program mbështetës për qytetarët, fermerët dhe prodhuesit.

Kryeministri grek Mitsotakis i bëri thirrje tregtarëve të karburanteve që të mos spekulojnë në këtë periudhë të vështirë për vendin duke rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme.

“Armiku ynë nuk është vetëm lufta, por spekulimet në tregun e gazit dhe naftës”, tha kryeministri para kabinetit qeveritar mesditën e sotme sipas Protothema.

“Është koha që politikanët europianë, në rrethana ekstreme – theksoj në rrethana ekstreme, siç po përjetojmë tani – duhet të marrin masa të guximshme, radikale dhe të natyrës direkte, të cilat do ta shkëputin gjeopolitikën nga kriza energjitike“, tha Mitsotakis.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat