fbpx

Rritja e frikshme e rasteve, ministri bën parashikimin e zymtë për Gjermaninë

Gjermania pritet që të regjistrojë 20,000 raste në ditë në fund të kësaj jave. Ky parashikim është bërë nga ministri i ekonomisë në vend  Peter Altmaier, sipas Reuters.

Ai u shpreh gjatë një konference virtuale me në qendër ekonominë Gjermani-Francë në Berlin: “Po përballemi me një rritje eksponenciale. Në Gjermani, numri i rasteve të reja po rritet me 70-75%, krahasuar me një  javë më parë.”

Sipas parashikimit të Altmaier, Gjermania po përballet  me një rritje më të shpejtë të rasteve me koronavirus nga sa pritej më parë. Në fund të shtatorit, kancelaria Angela Merkel u shpreh se vendi mund të regjistrojë deri në 19,200 raste në ditë deri për Krishtlindje.

Të martën, numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 11,409, krahasuar me 6,868 raste të konfirmuar martën e kaluar dhe me rekordin 14,714 të raportuar të shtunën.