fbpx

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, ja shpjegimi që i jep Skënder Brataj

Prej disa ditësh vendi ynë vijon të shënojë shifra të larta të të prekurve me COVID-19.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se ishte e pritshme kjo gjë dhe shifrat janë të kontrollueshme. Brataj bëri gjithashtu thirrje ndaj qytetarëve që nuk duhet të ulin përgjegjshmërinë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Normal që i prisnim  këto shifra dhe e kemi thënë disa herë edhe para hapjes. Për fatin e mirë janë të kontrollueshme dhe të menaxhueshme në këtë moment. Gjithashtu virulenca e virusit është shumë më e ulët se në fillim. Për shkak të uljes së virulencës infektimi mund ta kalojmë dhe më lehtë. Problemi ynë të mos ketë rritje të pakontrollueshme që të na detyrojë të marrim masa për mbylljen sërish dhe kjo mund të shmanget vetëm nga ruajtja e distancës sociale dhe higjienës. Duke u ulur virulenca mund të mos shkaktojë probleme pulmonare dhe temperaturë të lartë, por mund të japi një debulesë, një dhimbje fyti apo një simptomë tjetër”, tha Brataj.