fbpx

Rritja e rasteve me COVID, Merkel kërkon mbylljen e vendit, ja për sa kohë

German Chancellor Angela Merkel addresses a press conference at the Chancellery in Berlin on April 30, 2020 after holding a telephone conference with the leaders of the Federal states on the restrictions during the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Kay Nietfeld / various sources / AFP)

Gjermania ka shënuar dje numrin më të lartë ditor të të infektuarve me COVID, sipas sipas institutit “Robert Koch”, ku vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja.

Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin.

Sipas një dokumenti, qeveria po bën presion për mbylljen e bareve dhe restoranteve nga 4 nëntori deri në fund të muajit, me përjashtime për ushqimin e gatshëm.

Sipas planeve, tubimet në publik do të jenë të kufizuara në anëtarët e vetëm dy familjeve dhe turizmi i brendshëm do të ndalohet gjerësisht.

Merkel është planifikuar të zhvillojë video-bisedime me kryeministrat e 16 landeve, sot pasdite vonë.