fbpx

Rritja e rasteve në Maqedoninë e Veriut, Kuvendi do i rikthehet seancave online

auto_481602673047.png

Rritja e numrit të rasteve ditore me Covid në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe të rekomandojnë që Kuvendi të shqyrtojnë mundësin e mbajtjes së seancave plenare online.

Shkak për këtë vendim është bërë fakti se deri më tani 2-3 prej deputetëve janë pozitiv me koronavirus.

“Javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se Kuvendi është mirë të shqyrtoj opsionin e punës online.

“Kam biseduar me shumë deputetë, përfshi edhe deputetë të opozitës dhe kemi dhënë qëndrimin tonë në drejtim të shëndetit të deputetëve. Një gjë të tillë ne e praktikojmë në Qeveri përmes zoom platformës. Besoj se janë të gjithë të vetëdijshëm se edhe tani por edhe në periudhën që pason primare do të jetë shëndeti. Gjithsecili që mund të punoj nga shtëpia do të jetë mirë që ta bëj një gjë të këtillë”, tha Filipçe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303