fbpx

Rritja e rasteve të reja në Kosovë, thirrja që Vjosa Osmani i bën qeverisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Në një postim në Twitter, Osmani tha se Kosova “ka rrëshqitur” nga lista e rrëfimeve të suksesshme në mposhtjen e COVID-19, duke u ngjitur  në listën botërore dhe për 3 vende për raste të reja shtesë.

“Rritja e konsiderueshme kërkon vëmendjen urgjente të Qeverisë dhe përkushtimin e të gjithëve në respektimin e udhëzimeve”, ka shkruar Osmani.

Kosova deri më tani ka regjistruar 2590 raste me COVID-19, ndërkohë që në këtë bilanc rastet e reja janë rritur gjatë qershorit, pas lehtësimit të masave anticovid-19.