fbpx

Rritja e të infektuarve/ MSH del me tjetër njoftim, ja ç’thotë për baret, restorantet dhe ashensorët…

gjed.jpg

Ministria e Shëndetësisë duke iu referuar rasteve të rritje të të prekurve me COVID-19, i është drejtuar çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithë pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303