18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rritje e madhe e rasteve me COVID, Italia merr vendimin urgjent, ja ç’ndodh nga sot

spot_img

Rritja e madhe e rasteve me COVID, ka detyruar Italinë që të forcojë sot masat në tre rajone.

“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”, raporton ATSh.

Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgjence.

Deri më tani, vetëm pesë nga njëzet rajone, përfshirë Toskanën dhe Umbrian në qendër, janë “portokalli”, ndërsa pjesa tjetër e Italisë është “e verdhë”.

Sidoqoftë, një numër kufizimesh të lokalizuara janë vendosur në zonat e prekura nga variante më ngjitëse të virusit të ri.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat