Rritje rastesh në Kosovë/ arrin në 1916 numrri total i të prekurve

covid.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 83 raste të reja me koronavirus në vend.

Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 1.916.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 457 mostra, prej të cilave 83 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303