Bashkim Fino ‘pro’ Metës, Ruçi i bllokon mikrofonin

ruci-fino.jpg

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, një moment acarimi u shënua mes deputetit socialist Bashkim Fino dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ruçi i kërkoi Finos që të përfundonte fjalën, por deputeti vazhdoi ende të qëndronte në foltore, duke thënë se gabimi i PS nuk rregullohet duke shkarkuar Metën.

Kjo ka mjaftuar që Ruçi të thërrasë në ndihmë sistemin e IT në Kuvend, për t’i hequr fjalën Finos.

Replikat e plota:

Fino: Ta lemë Metën ta çojë deri në fund skemën e tij.

Ruçi: Zoti Fino ju lutem.

Fino: S’mendoj se shkarkimi i Metës i jep zgjidhje gabimit që kemi bërë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303