fbpx

Rrjeti zien/ Tea dhe Bearti shijojnë romancën, filmohen teksa dalin nga hoteli luksoz (Video)

dyyy.png

Kanë kaluar pak ditë pas publikimit të fotove të Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit ku dyshja putheshin e përqafoheshin, ndonëse Tea kishte dalë çift me Andi Shehin nga Për’Puthen. Më pas Tea dhe Bearti konfirmuan se ishin në një lidhje dhe për këtë gjë kishte dijeni dhe produksioni, dhe prej ditësh tashmë vijon përplasja në distancë mes ish-konkurrentes Tea dhe autores së programit Olsa Muhameti. Tea akuzoi Olsën se po gënjente kur thoshte se produksioni nuk kishte dijeni mbi marrëdhënien e saj me Beartin, pasi vetë Olsi i kishte kërkuar të dilte çift me Andin, akuza të hedhura poshtë nga autorja e emisionit. Por teksa rrjeti zien me këtë histori, Tea dhe Bearti kanë vendosur të qëndrojnë larg zërave dhe stresit duke shijuar njëri-tjetrin. Çifti janë flimuar teksa dalin nga një hotel luksoz në Tiranë.

Ata shihen shumë të lumtur, ndërsa pas qëndrimit në hotel futen në makinën e tyre dhe largohen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303