fbpx

Ja deputetët e Kuvendit që paguhen më shumë…

Edi-Rama-mandatet-parlament-deputetet-e-rinj.jpg

Në kohë zgjedhjesh, listat e partive mbushen plot me kandidatë. E para sepse ashtu e kërkon ligji dhe e dyta sepse të qenit deputet nuk është vetëm një emër. Është më shumë se kaq, një rrogë e mirë e përfitime të tjera.

Zbardhja e pagesave që janë bërë në thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton se një deputet merr afërsisht 260 mijë lek (të reja) në muaj, që vijnë nga rroga fikse si edhe përfitimet e tjera si rimbursim karburanti, telefoni, qiraje, hotele, honorare komisionesh etj, shkruan Panorama.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, së bashku me dy nënkryetarët, Vasilika Hysin dhe Myslym Murrizi, marrin më pak përfitime për shkak se ata gëzojnë të ardhura nga një institucion tjetër.

Duke qenë se janë drejtues të institucionit, ata shoqërohen nga Garda e Republikës dhe karburantin e makinës, rrjedhimisht, ia jap ky institucion që varet nga Ministria e Brendshme.

Gjithsesi, paga e tyre në krahasim me pjesën tjetër të deputetëve është më e lartë. Ruçi merr rreth 40 mijë lekë më shumë sesa deputetët e tjerë, ndërsa dy nënkryetarët e Kuvendit marrin rreth 30 mijë lekë më shumë.

Edhe kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kryetarët e grupeve parlamentare përfitojnë më shumë të ardhura për shkak se kanë pozicion drejtues në Kuvend

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303