Rrugëtim për Shqipërinë/ Basha me të rinjtë sot në Krujë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vazhdon me turin “Rrugëtim për Shqipërinë”. Ditën e sotme, kreu i PD-së do të zhvillojë një takim me të rinjtë e qytetit të Krujës, ku ndër të tjera do ndahen shqetësime dhe problematika të rinisë.

“”Rrugëtimit për Shqipërinë” do ti bashkohen sot anëtarë të rinj.😊
Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 17:00 nga Kruja.”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Kujtojmë që deri tani turi ka vijuar në disa qytete, si: Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër. Nëpërmjet këtij turi Basha synon t’i rinisë shqiptare shpresën, për ta gjetur zgjidhjen e problemeve sëbashku këtu në Shqipëri dhe për të mos braktisur vendin.