fbpx

Ruçi firmos urdhrin, dekreti i Metës nesër në Parlament

ruci-890x395.jpg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili rrëzoi 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, pa dekretuar një tjetër datë.

Zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,është caktuar si pika e 3 në rendin e ditës në seancën parlamentare.

“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, thekson urdhrin e firmosur nga PS.

Pas diskutimeve, socialistët pritet të kërkojnë shkarkimin e Metës nga Kuvendi./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303