fbpx

Ruçi letër Metës: Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH”. Ka qenë kjo kërkesa e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi drejtuar Presidentit Ilir Meta. Ruçi i kërkon Metës të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”, është kjo një pjesë e letrës së Ruçit.

Pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskajt, KLSH tashmë vijon të mbetet pa kryetar të ri, pasi procesi është bllokuar.

Presidenti ka dërguar në Kuvend më herët dy emra, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, por të dy emrat janë rrëzuar nga Kuvendi.