Ruçi në Vlorë: Ismail Qemali i përjetshëm sepse ashtu është Shqipëria

20190124123820WhatsApp_Image_2019-01-24_at_12.24.20.jpeg

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit u zhvillua sot një ceremoni shtetëore në qytetin e Vlorës. I pranishëm në këtë aktivitete ishte edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ruçi vendosi një kurorë në  memorialin e Ismail Qemalit. Në librin e përshtypjeve të Muzeut, Ruçi la këtë shënim: “Nderim Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar! Ismail Qemali është i përjetshëm sepse e përjetshme është Shqipëria!” /Real-news.tv/

scroll to top