Ruçi nën hapat e Ramës, ‘dështon me sukses’

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të vizitojë shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier. Përmes mesazhit të tij Ruçi uroi nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor, ndërsa nuk harroi dhe mësuesit.

“Nderim mësuesve të mësonjëtoreve të Shqipërisë. Arsimi profesional nxit punësimin e rinisë. Punësoni më shumë vajza e djem. Më shumë të ardhura për gratë e vajza” u shpreh kryetari i kuvendit.

Teksa vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, Ruçi u ndal tek palestra, ndërsa nuk i shpëtoi tundimit për të bërë një gjuajtje me topin e basketbollit. Pavarësisht përpjekjes për të shënuar, goditja ka dalë huq.