Rudina Dembacaj i kthehet sherrit me Agron Llakajn: Mos më dalë para ai njeri…

plasi.jpg

Moderatorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin “Roped ëith Olsi” ku ka rikthyer në vëmendje sherrin e bujshëm me Agron Llakajn.

Asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet, dhe u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.

Aktorja, e cila pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me ish-deputetin, Mark Frroku, foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj.

Ajo tregoi se mes tyre ‘plas sherri’ dhe zihen shumë, kjo për shkak se aktorja është nevrike, por “gjakrat” mes tyre i qetëson Mark Frroku, i cili hap i pari rrugë.

“Ore plas sherri. Duhemi shumë, jemi të dashuruar. Zihemi se unë jam nevrike, jam njeri i drejtë. Nëse e lë diçka për të bardhë, mos ma bëj gri se më acaron. Të betohem që rrugë hap Marku, të them të drejtën. Është më i pjekur, e di ngarkesën time emocionale, merrem me çdo detaji që familja jonë të jetë mirë. Ai di të hapë rrugë”, tregoi Rudina Dembacaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303