fbpx

Rudina Dembacaj merr propozimin për martesë: “As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt”

Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare Rudina Dembacaj ka marrë porpozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku dhe i ka thënë “Po” përgjithmonë.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje.

Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë! P.S. I thashë PO!”, ka shrkuar Rudina duke treguar se porpozimin e ka marrë në datë 22 shtator.