Rudina Dembacaj zbulon ç’i ka thënë Llakajt për binjakët: Ai s’donte, unë…

rudfi.jpg

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “Lart e Poshtë”.

Gjatë një loje të zhvilluar në studio, Rudina është pyetur se nëse do të kishte një emision të quajtur “Dyshat”, me cilin nga binjakët Veshaj do të bashkëpunonte.

“Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptik dhe nuk e donte. Dhe sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm!”

Më tej, e pyetur se pse aktorja nuk është ftuar për intervistë në emisionin veror të çunave, “Treshat”, Rudina u shpreh:

“Po nuk e di, ndoshta kur t’i heqi Llakaj nga puna!”.

Rudina dhe binjakët kanë qenë kolegë në emisionin e humorit Al-Pazar të drejtuar nga aktori Agron Llakaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303