Rudina Hajdari citon fjalimin e babait të saj në Parlament: Duhet unitet për në BE

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka cituar fjalët e babait të saj Azem Hajdari në 30 prill 1991, duke kërkuar unitet nga të gjitha forcat politike, për të ecur drejt rrugës së integrimit në BE.

Ajo sqaron se forcat politike nuk e kanë gjetur gjuhën e dialogut, sepse druhen përballë drejtësisë.

Rudin Hajdari: “Reflektimi nga të gjithë për këtë moment historik, do të ishte një nder dhe detyrë e të gjithë deputetëve. Do të ishte një nder dhe detyrë e çdo qytetari, sepse dihet se ne kemi bërë një kthesë historike, jemi ndarë nga e kaluara e hidhur dhe po shkojmë drejt Evropës. Të shkosh drejt Evropës së qytetëruar duhet të shkosh me thellësi mendimesh, i vendosur në rrugën që ke nisur, të kesh jo thjesht unitet mendimi, por unitet pluralist, një objektiv të qartë që ne të hyjmë në kombet e qytetaruara”. 

Këto janë fjalët e Azem Hajdarit në 30 prill 1991.

Po ku jemi ne sot?! Pse këta politikanë sot të të dyja palëve nuk kanë arritur dot të gjejnë këtë gjuhë? Unë mendoj se janë dy arsye. E  para është sepse ata druhen nga ndëshkimi i shtetit të së drejtës, ata druhen përballë drejtësisë. Ata duan pushtet absolut. E di si arrihet pushteti absolut? Duke dobësuar rolin e Parlamentit. Dhe të dyja palët politik janë munduar të dobësojnë këtë parlament. Pa një parlament të fortë ka një ekzekutiv shumë të fortë.