fbpx

Rudina Hajdari dhe Endri Shabani prezantojnë ‘live’ partinë ‘Thurje’

1606583707_Screenshot4.jpg

Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes” po bëjnë një prezantim të partisë dhe të ideve të skuadrës.

Ata kanë bërë  një ftesë për bashkim shtrirë me përulësi ndaj çdo shqiptari që ndien për tu shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike.

“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi unë sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Naj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, ka deklaruar ndër të tjera Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303