Rudina Hajdari, e ashpër: PD bëri atentat kundër demokracisë shqiptare

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” nw ‘Top Channel’.

E pyetur se përse ajo mbajti një qëndrim kundër ndaj grupit të saj parlamentar, për djegien e mandateve në bllok, ajo tha se vendimi ishte një atentat kundër demokracisë shqiptare.

Ajo shtoi se vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.